Transport Leasing

Kush mund të përfitojë nga Financimet Leasing për Transport:

gjitha kompanitë e transportit, të vogla dhe të mëdha mund të përfitojnë nga mbështetja jonë!

  •  Kompanitë e mëdha të transportit që zgjedhin të zëvendësojnë mjetet e amortizuara me të reja
  • Kompanitë që kërkojnë të rrisin numrin e mjeve në dispozicion
  • Bizneset e vogla, (personat fizikë) të pajisura me liçensën e transportit dhe me aktivitet ekzistues në këtë fushë  

Mënyra e mirë për rinovuar flotën e mjeteve

  • për të ulur kostot e konsumit të karburantit
  • për të ulur kostot e shërbimeve të mjeteve
  • për të rritur cilësinë e mjeteve vpër të rritur klintelën duke ofruar mjete më të reja
  • për t’i bërë ballë konkurencës duke ofruar shërbime më të mira

Mjetet për t'u financuar

  • Autobuzë të Linjave Urbane
  • Autobuzë të Linjave Interurbane
  • Autobuzë dhe Minibuzë për sektorin e turizmit
  • Kamionë për Transport Kombëtar dhe Ndërkombëtar
  • Rimorkjo
  • Kamionë Frigoriferikë
  • Autobotë
  • Të tjera mjete të kësaj kategorie

Termat e Financimit

TRANSPORT LEASING

Afati

24 deri në 84 muaj

Për asete të përdorura periudha nga Data e Regjistrimit te Pare deri në perfundimin e financimit nuk duhet të kalojë 120 muaj

Parapagimi

Standart : Minimumi 20% e çmimit të furnizimit të objektit të qerasë financiare

Vlera e mbetur

1.0 EURO

Norma e fitimit

Eurobor/Bono Thesari 12 mujore + 4.5% – 6.0%, por jo me pak se Norma Minimale e Fitimit.

Norma Minimale dhe Maksimale e Marrëveshjes rishikohet çdo tremujor, bazuar mbi koston e fondeve, por jo me pak se 3.00% mbi koston e Fondeve. Norma Maksimale do te jete jo me shume se 3.00% mbi Normen Minimale.

Monedha

ALL, EUR ose USD

Komision Administrimi

0.75% - 1.5% e çmimit të furnizimit

Komisioni i Administrimit paguhet paraprakisht me parapagimin.

Pagesa mujore

Cdo muaj pagesa të barabarta ose sezonale

Penalitetet për pagesat në vonesë

Penalitet për të gjitha pagesat leasing në vonesë do të jenë 0.10 % në ditë duke përjashtuar rastet e vonesës për shkak të forcave madhore. Këto penalitete jepen për bamirësi me aprovim te Bordit te Drejtoreve

Një periudhë falje prej 5 ditësh kalendarike do të garantohet për të gjitha pagesat. Për të gjitha pagesat pas periudhës së faljes përllogaritja e penalitetit do jetë në shumë të plotë.

Tarifa e mbylljes para kohe:

  1. 3% e balancës së tepricës për 24 muajt e parë të Marrëveshjes dhe 0 % më pas.
  2. 0% komision aplikohet në rastet kur ndodh:
    • Mbyllja e kontratës për shkak të humbjes së plotë të Asetit.
    • Klienti transferon asetin tek një klient tjetër
    • Klienti transferon asetin tek një klient tjetër dhe merr një objekt tjetër me qera financiare.

Sigurimi

Kasko e plotë, TPL.

Garanci të tjera

Kompania mund të kërkojë garanci të tjera si: depozita, dorëzani, bashkëqeramarrës, prona të luajtshme dhe të paluajtshme, sipas kushteve të aprovimit nga qeradhënësi.

 

Llogaritësi



(Euro)



Euro (%)



(vite)


(EUR / muaj)

 

 

+355 4 4500 394    |    office@albanialeasing.com