Equipment Leasing

Kush mund të përfitojë nga Financimet Leasing për Equipment:

  • Individë me rrogë apo të ardhura të tjera të verifikueshme.
  • Biznese të vogla për autovetura apo mjete të lehta tregtare
  • Biznese të mëdha për autovetura apo automjete të lehta tregtare
  • Institucione të tjera private dhe shtetërore.

Mjetet për t'u financuar

  • Linja të prodhimit industrial
  • Makineri Printimi
  • Makineri Ndërtimi
  • Pajisje e Makineri në fushën e Shërbimeve
  • Pajisje Mjekësore dhe Dentare
  • Pajisje IT
  • E shume te tjera

Termat e Financimit

EQUIPMENT LEASING

Afati

24 deri 96 muaj për linjat e prodhimit dhe Agro Përpunimin

24 deri 60 muaj për Pajisje Dentare dhe Mjekësore

12 deri 36 muaj për Pajisje Informatike

12 deri 84 muaj për Makineri dhe Pajisje dhe Makineri Bujqësore

Parapagimi

Minimumi 25% për linjat e prodhimit

Minimumi 25% për Pajisje Informatike

Minimumi 20% për Pajisje Dentare dhe Mjekësore

Minimumi 25% për Makineri për Agro Biznes dhe Pajisje të tjera

Minimumi 25% për të gjitha asetet e përdorura

Vlera e mbetur

1.0 EURO

Norma e fitimit

Euribor/Bono Thesari 12 mujore + 4.5% – 6.0%, por jo me pak se Norma Minimale e Fitimit.

Norma Minimale dhe Maksimale e Marrëveshjes rishikohet çdo tremujor, bazuar mbi koston e fondeve, por jo me pak se 3.00% mbi koston e Fondeve. Norma Maksimale do te jete jo me shume se 3.00% mbi Normen Minimale.

Monedha

ALL, EUR ose USD

Komision Administrimi

0.75% - 1.5% e çmimit të furnizimit

Komisioni i Administrimit paguhet paraprakisht me parapagimin.

Pagesa mujore

Cdo muaj pagesa të barabarta ose sezonale

Penalitetet për pagesat në vonesë

Penalitet për të gjitha pagesat leasing në vonesë do të jenë 0.10 % në ditë duke përjashtuar rastet e vonesës për shkak të forcave madhore. Këto penalitete jepen për bamirësi me aprovim te Bordit te Drejtoreve

Një periudhë falje prej 5 ditësh kalendarike do të garantohet për të gjitha pagesat. Për të gjitha pagesat pas periudhës së faljes përllogaritja e penalitetit do jetë në shumë të plotë.

Komision per Mbyllje para Kohe:

  1. 3% e balancës së tepricës për 24 muajt e parë të Marrëveshjes dhe 0 % më pas.
  2. 0% komision aplikohet në rastet kur ndodh:
    • Mbyllja e kontratës për shkak të humbjes së plotë të Asetit.
    • Klienti transferon asetin tek një klient tjetër
    • Klienti transferon asetin tek një klient tjetër dhe merr një objekt tjetër me qera financiare.

Sigurimi

Kasko e plotë, TPL, Sigurim i Plote i Pajisjeve, sipas llojit të pajisjes

Garanci të tjera

Kompania mund të kërkojë garanci të tjera si: depozita, dorëzani, bashkëqeramarrës, prona të luajtshme dhe të paluajtshme, sipas kushteve të aprovimit nga qeradhënësi.

 

Llogaritësi



(Euro)



Euro (%)



(vite)


(EUR / muaj)

 

 

+355 4 4500 394    |    office@albanialeasing.com